Nuk jam i/e kënaqur me vendimin e gjykatës për rastin tim. Çka mund të bëj?

Ju mund të paraqisni ankesë. 

Ankesën mund ta paraqisni edhe përmes avokatit tuaj apo mbrojtësit. 

Arsyet e vlefshme për të parashtruar ankesë në procedurë mund të jenë njëra apo disa nga arsyet e mëposhtme: 

  • shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale; 

  • shkelja e ligjit penal; 

  • vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike; 

  • vendimit lidhur me shqiptimin e sanksionit penal, konfiskimit të dobisë pasurore të fituar me vepër penale, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesave pasurore juridike, si dhe për shkak të vendimit mbi publikimin e aktgjykimit.