Cilat janë të drejtat e mia gjatë shqyrtimit kryesor në gjykatë?
Si i/e akuzuar, ju keni të drejtë:
të deklaroheni për të gjitha faktet dhe provat të paraqitura kundër juve;
të paraqisni prova dhe fakte në favorin tuaj;
të thirrni dëshmitarë;
t'i merrni në pyetje dëshmitarët;
të keni qasje në të gjitha shkresat e lëndës dhe dëshmitë (duke i kopjuar, fotografuar apo shikuar të gjitha shkresat);
të keni mjaftueshëm kohë për ta përgatitur mbrojtjen ndaj akuzës;
nëse nuk e flisni gjuhën në të cilën po zhvillohet procedura kundër jush, ju keni të drejtë në përkthim pa pagesë dhe njoftim në gjuhën që e kuptoni të procedurës, provave, fakteve.