Çka ndodhë nëse aktakuza konfirmohet nga gjykata dhe refuzohet kërkesa ime për hedhjen e aktakuzës?
Caktohet seanca e shqyrtimit gjyqësor.
Në këtë seancë lexohet aktakuza, ku ju deklaroheni sërish nëse e konsideroni veten fajtor për akuzat ndaj jush, pastaj paraqitet fjala hyrëse e prokurorit të shtetit, e të dëmtuarit dhe e avokatit të të akuzuarit.
Më pas paraqiten provat dhe dëgjohen dëshmitarët, ekspertët dhe në fund jepet fjala përfundimtare.