Si mund ta kundërshtoj aktakuzën dhe provat e saj?
Nëse nuk e pranoni fajësinë, atëherë mund ta paraqisni Kundërshtimin e provave dhe Kërkesën për hedhjen e aktakuzës.
Gjykata merr aktvendim me shkrim lidhur me këtë kërkesë dhe ju keni të drejtë të ankoheni ndaj këtij vendimi, nëse nuk jeni i kënaqur me të. Gjykata e Apelit e shqyrton ankesën tuaj dhe ju njofton për vendimin e marrë lidhur me ankesën.