Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër meje për dyshimin se kam kryer vepër penale, çka ndodhë tash?

Prokurori i shtetit brenda 10 ditëve nga ngritja e aktakuzës ju siguron juve dhe avokatit tuaj, të gjitha materialet e rëndësishme për akuzën duke përfshirë: 

  • procesverbalet mbi deklarimet ose pohimet; 

  • emrat e dëshmitarëve që do t’i thërrasë të dëshmojnë; 

  • të dhënat e personave ose prova që mund të jenë shfajësuese për ju; 

  • kallëzimet penale dhe raportet e policisë; 

  • rezultatet e ekzaminimit fizik dhe mendor, testet shkencore ose eksperimentet që lidhen me lëndën; 

  • përmbledhjet ose referencat për provat materiale të mbledhura gjatë hetimit. 

Gjykata cakton mbajtjen e seancës së shqyrtimit fillestar e cila duhet të mbahet brenda 30 ditëve pas ngritjes së aktakuzës. 

Nëse ju gjendeni në paraburgim atëherë seanca duhet të caktohet brenda 15 ditëve.