Në cilat raste është e detyrueshme të më përfaqësojë një avokat?

Mbrojtja është e detyrushme në të gjitha rastet e mëposhtme, që do të thotë se edhe po që se ju nuk angazhoni avokat për të ju përfaqësuar, gjykata ose një organ tjetër do të ju caktojë një avokat/mbrojtës për përfaqësim. 

Rastet kur mbrojtja/përfaqësimi nga një avokat është e detyrueshme janë si vijon:

  1. nga marrja në pyetje për herë të parë nëse jeni memec, shurdh, i verbër ose nëse shprehni shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe jeni të paaftë të mbroheni vetë me sukses; 

  2. gjatë seancës për caktimin e paraburgimit dhe gjatë kohës që gjendeni në paraburgim; 

  3. nga ngritja e aktakuzës, kur aktakuza është ngritur kundër juve për vepër penale të dënueshme me të paktën 10 vjet burgim; 

  4. në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur jeni memec, shurdh ose shprehni shenja të çrregullimit apo të paaftësisë mendore ose nëse ju është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm;