Nuk jam i/e kënaqur me aktgjykimin e gjykatës në lëndën ku jam palë e dëmtuar. Çfarë mund të bëj?

Ju mund të prashtroni ankesë ndaj aktgjykimeve vetëm për sa i përket sanksionit penal. Psh. me ankesë mund të kërkoni sanksion më të ashpër nëse konsideroni se sanksioni i shqiptuar është i butë apo të kërkoni të rritet shuma e dënimit me gjobë. 

Ankesa ndaj aktgjykimit për palët e dëmtuara është e kufizuar dhe mund të paraqitet vetëm për këto lloje të veprave penale: 

  • kundër jetës dhe trupit (psh. për sulm, lëndim trupor, vrasje, etj) 

  • Kundër integritetit seksual (psh. për ngacmim seksual, sulm seksual, dhunim, etj.) 

  • Kundër sigurisë së trafikut publik (psh. rrezikimi i trafikut publik, ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur, etj.) 

  • Për shpenzimet e procedurës penale. 


Informata për të akuzuarin/ën