Jam njoftuar lidhur me mbajtjen e senacës së shqyrtimit gjyqësor. Çka duhet të kem parasysh?
Për të hyrë në objektin e gjykatës, ju duhet ta keni me vete letërnjoftimin ose një tjetër dokument identifikues të cilin e paraqitni kur arrini në gjykatë.
Nëse keni ndonjë shkresë për ta dorëzuar, ju mund ta dorëzoni në shkrimoren e gjykatës ose t’ia dorëzoni gjykatësit/ses kur jua jep fjalën për t’i paraqitur pretendimet dhe kërkesat tuaja.
Rekomandohet që t’i përgatisni të gjitha kërkesat dhe deklarimet që do t’i bëni gojarisht në seancë edhe me shkrim dhe t’i nënshkruani në fund.