Në çfarë forme mund të parashtroj kërkesa apo propozime për realizimin e të drejtave të mia?

  • Gjatë ushtrimit të të drejtave tuaja, sidomos kur keni kërkesa ose propozime konkrete, qoftë për gjykatën, për prokurorinë apo për policinë, sigurohuni që të gjitha këto t'i bëni në formë të shkruar. 

  • Mbajeni gjithmonë një kopje identike për vete të të gjitha shkresave që i dorëzoni te institucionet. 

  • Në seanca gjyqësore apo gjatë marrjes në pyetje si palë e dëmtuar, ju mund t'i parashtroni kërkesat apo propozimet tuaja gojarisht dhe t'i diktoni ato në procesverbal të gjykatës, të prokurorisë apo të policisë