Cilat janë të drejtat e mia si palë e dëmtuar në proces gjyqësor penal?
Si i/e dëmtuar ju keni të drejtë:
Të merrni pjesë në seancë gjyqësore;
Të bëni deklarata për faktet dhe provat e paraqitura;
T'i merrni në pyetje dëshmitarët e palës tjetër;
Të kërkoni nga prokurori/ja të thirren dëshmitarë;
Të kërkoni që të ju sigurohet qasje në shkresat e lëndës;
Të paraqisni kërkesën për kompensimin e dëmit material, fizik ose emocional të shkaktuar nga vepra penale për të cilën të pandehurit është shpallur fajtorë.