Gjykata, ose prokurori/ja, i/e shtetit ma ka refuzuar kërkesën për sigurimin e shkresave të lëndës. Çka mund të bëj?

Gjykata ose prokurori/ja e shtetit mund të ju refuzojë kërkesën për sigurimin e shkresave të lëndës nëse konsideron se sigurimi i tyre për juve ka gjasa të rrezikojë qëllimin e hetimit, jetën ose shëndetin e njerëzve apo do ta zbarriste në mënyrë të konsiderueshme procedurën dhe i dëmtuari ende nuk është pyetur si dëshmitar. 

  • Nëse konsideroni se në rastin tuaj gjykata ose prokuroria nuk i ka vlerësuar drejt rrethanat e rastit tuaj dhe padrejtësisht ju ka kufizuar qasjen në shkresat e lëndës atëherë ju mund të parashtroni ankesë. 

  • Ju mund të parashtroni ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake. Vendimi që e merr ky gjyqtar është përfundimtar për këtë çështje. 

  • Nëse vet gjyqtari/ja i/e procedurës paraprake është ai/ajo që nuk ju ka ofruar shkresat e lëndës, atëherë ankesën duhet ta paraqitni te kolegji shqyrtues i gjykatës.