Si vepron gjykata pasi ju keni paraqitur ankesë?

  • Një ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, gjykata e shkallës së parë ia dërgon palës kundërshtare, e cila po në këtë gjykatë mund të paraqesë përgjigje në ankese brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.
  • Një ekzemplar të përgjigjes në ankesë gjykata e shkallës së parë ia dërgon ankuesit menjëherë, ose më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë.
  • Pas pranimit të përgjigjes në ankesë, apo pas skadimit të afatit për përgjigje në ankesë, në afat prej jo më vone se shtatë ditësh, gjykata e shkallës së parë ankesën dhe përgjigjen në ankesë ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë (Gjykatës së Apelit)