Çfarë hapash i ndërmerr gjykata për hapjen e procedurës së shqyrtimit të trashëgimisë?

Nëse personi i vdekur ka lënë pas pasuri, gjykata pasi ta pranon aktvdekjen, e cakton seancën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore dhe i dërgon letërthirrje personave të interesuar për fillimin e procedurës. 

Gjykata po ashtu, i njofton personat e interesuar nëse ka testament, i fton ata ta sjellin testamentin e shkruar (nëse ka) ose të tregojnë se kush janë dëshmitarët e testamentit gojor.