Kush mund ta fillojë procedurën jo-kontestimore?
Procedurën jo-kontestimore mund ta inicojnë me propozim personat fizikë (pra vet ju), personat juridik (shoqëritë tregtare, organizatat, etj.) dhe po ashtu edhe organet shtetërore përkatëse. Madje në raste shumë të veçanta këtë procedurë mund ta inicojë edhe vetë gjykata sipas detyrës zyrtare.